Kryesia e PD:Populli ne protesta ne 18 Shkurt

Kryesia e PD:Populli ne protesta ne 18 Shkurt

52
SHPËRNDAJE

Ashtu siç e paralajmëroi në nisje të mbledhjes së kryesisë, kreu i PD Lulzim Basha, opozita ka marrë sot një vendim të rëndësishëm. Protestë më 18 shkurt. Ky ka qenë vendimi i kryesisë së PD-së.

Këtë gjë e ka konfirmuar kreu i PD, Lulzim Basha në faqen e tij në “Facebook”, ku jep edhe arsyet e kësaj proteste dhe fton qytetarët të bashkohen më 18 shkurt në Tiranë.
“I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.