Kapet shqiptari me 1 mln euro kokainë.

Kapet shqiptari me 1 mln euro kokainë.

96
SHPËRNDAJE

ITALI- Transporti i një sasie të madhe droge është pikasur dje nga karabinierët italianë, gjatë një kontrolli të nisur nga policia rrugore në pjesën perëndimore të Romës.

6 kg kokainë e pastër me një vlerë në treg mbi 1 milion euro janë zbuluar në brendësi të një makine “Opel Astra”, në një vend të bërë enkas nën tapiceri. 5 pako me nga 1150 gram të mbështjella me celefon transparent. Kokaina sipas ekspertëve të policisë ishte e cilësisë së parë, shumë e pastër.

Gjenial sistemi i veçantë i sigurisë që korrieri kishte ideuar për mallin e tij të çmuar, shkruajnë mediat italiane. Ndarja e fshehtë në fakt, jo vetëm që ishte kamufluar nën tapiceri, por ishte edhe e mbrojtur nga një pllakë metalike e salduar.

Policia italiane arrestoi shoferin e makinës, një 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.E.M., i cili është dërguar në burgun e Civitavecchia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.