Ja pasuria e prokuroreve ne rrethe

Ja pasuria e prokuroreve ne rrethe

78
SHPËRNDAJE

Prokurorët që shërbejnë në rrethe të ndryshme të vendit, posedojnë një pasuri po aq paradoksale dhe të dyshimtë sa edhe gjyqtarët. Ndërkaq, ndonëse me pagë të barabartë, njerëzit e akuzës në Tiranë rezultojnë më të pasur dhe me më shumë burime të ardhurash se sa prokurorët e rretheve.

Por, edhe mes prokurorëve të rretheve vihen re diferenca të theksuara, ndonëse burimi kryesor i të ardhurave të tyre janë pagat e tyre dhe të bashkëshorteve.
Teksa Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur kontrollin e pasurive të njerëzve të drejtësisë për llogari të organeve të Vetingut, zbardhet pasuria e prokurorëve në rrethe të ndryshme të vendit. Disa prokurorë rezultojnë me borxhe dhe jetojnë prej vitesh me qera, ndërsa kolegët e tyre deklarojnë disa apartamente, gomone, vila, biznese dhe makina të shtrenjta.
Por, ka edhe një prokurore, ajo e Beratit, Eloida Goxhi, e cila nuk deklaron as banesë në pronësi dhe as banesë me qara, duke nënkuptuar se është e pastrehë. Megjithatë, ligjshmëria e pasurive të deklaruara do të verifikohet nga organet e Vetingut dhe ekipi i hetuesve ndërkombëtar. Të dhënat për pasurinë e 12 prokurorëve janë publikuar nga OPEN DATA, ndërsa deklaratat e tjera janë siguruar nga Shqiptarja.com.

Pasuria  

Referuar deklaratave të pasurisë, prokurori i Matit, Abaz Muça, deklaron se jeton në një alarmant me qira, ndërsa thotë se ka kursye rreth 7 mijë USD para cash. Muça jeton me qera që nga viti 2003, pra prej 14 vitesh.
Ndërkaq, prokurori i Sarandës, Arben Pasha deklaron se ka në pronësi një gomone, apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, blerë sipas tij me kursime dhe shtesë apartamenti mbi tarracën ekzistuese me sipërfaqes 36 m2. Po ashtu, prokurori Pasha thotë se ka përfituar me testament një banesë private me sipërfaqe 93 m2, por ai nuk deklaron vlerë reference për pronën dhe as të dhëna për vlerësim si pronë e trashëguar.
Prokurori në fjalë deklaron gjithashtu se ka përfituar po me testament një zyrë me sipërfaqe 11.33 m2, por nuk deklaron vlerë reference për pronën dhe as të dhëna për vlerësim si pronë e trashëguar.
Ai thotë se është pronar i një tjetër banese me sipërfaqe 70 m2, blerë në vitin 1994, ku në vitin 2008 ka bërë një shtesë mbi tarracë me sipërfaqe36 m2 dhe verandë me sipërfaqe 12 m2, me vlerë 2 800 000 lekë. Pasha deklaron 6 mijë euro të ardhura nga shitja e një veture gjatë vitit 2015.
Prokurori me parukeri

Bashkëshortja e prokurorit të Durrësit, Ardian Ylli, për vitin 2015, deklaron 1 099 402 lekë të ardhura nga veprimtaria si person fizik. Në vitin 2006, zonja ka marrë 700 000 lekë kredi me afat shlyerje 3 vjet, për hapjen e një parukerie. Ndërkaq, në vitin 2003, ajo rezulton drejtore pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Në vitin 2015, ajo rezulton Drejtore e Bibliotekës Durrës me 678 060 lekë pagë vjetore. Por në të njëjtin vit deklaron rreth 10 mijë USD të ardhura nga parukeria. Ndërkaq, Ardian Ylli (sot ne krye te prokurorise Fier)i rezulton bashkëpronar me 50% i një banese 3+1, përfituar me privatizim, ndërsa i ka shtuar dy dhoma banesës me vlerë 35 000 euro. Deri në vitin 2015, Ardian Ylli rezulton me një pasuri modeste, ndërsa në vitin 2016 befas blen dy makina dhe deklaron disa depozita bankare.

 

Prokurorët

Prokurorët që shërbejnë në rrethe të ndryshme të vendit, referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë, posedojnë një pasuri po aq paradoksale dhe të dyshimtë sa edhe armata e gjyqtarëve.

 

Pasuria

Disa prokurorë rezultojnë me borxhe dhe jetojnë prej vitesh me qera, ndërsa kolegët e tyre deklarojnë disa apartamente, gomone, vila, biznese dhe makina të shtrenjta.

 

Pasuria e disa prej prokurorëve në rrethe të ndryshme të vendit

 

Arben Pasho, Prokuroria Gjirokastër

Pronar i një apartamenti banimi 100 m2, blerë me kursime, 4 000 000 lekë.

Banese me sipërfaqe 70 m2, blerë në vitin 1994 dhe në vitin 2008 është bërë shtesë mbi tarracë me sip. 36 m2 dhe verandë me sip. 12 m2, 2 800 000 lekë.

Shtesë apartamenti 36 m2, e paregjistruar në ZRPP Gjirokastër, 500 000 lekë.

Përfituar me testament banesë private me sipërfaqe 93 m2 dhe trial. Subjekti nuk deklaron vlerë referencë për pronën dhe as të dhëna për vlerësim si pronë e trashëguar.

Blerë varkë peshkimi (gomone), 2 000 euro.

Përfituar me testament zyrë me sipërfaqe. 11.33 m2.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 886 459 lekë.

Të ardhura nga shitja e veturës, 6 000 euro.

Pronar me 100% i një veture tip BMË, 500 000 lekë.

Shitur të birit veturë tip Citroen, 1 500 euro.

Të ardhura nga bonuse për shpenzime karburanti dhe telefoni, 420 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 600 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Blerë veturë, 6 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

Gjendja e kursimeve, pakësuar me 6 000 euro, për kthim borxhi

Detyrim i mbetur pa shlyer hua marrë personi fizik, 1 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 636 281 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 5 995 lekë.

 

Ardian Ylli, Prokuroria Durrës

Bashkëpronar me 50% i një banese 3+1, përfituar me privatizim, 50 500 lekë.

Rikonstruktuar banesa me sip. 95 m2, të cilës i janë shtuar dy dhoma me sip. 38 m2, 35 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 717 865 lekë.

Bashkëshortja, Drejtore e Bibliotekës Durrës, 678 060 lekë.

Djali, të ardhura nga paga, 500 140 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, parukeri, 1 099 402 lekë.

Djali, shitur veturë tip Skoda Octavia, 1 600 euro.

Gjendja e kursimeve 4 690 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 214 842 lekë për kredi bankare.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse 120 651 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse 1 011 lekë.

Blerë veturë tip Fiat Punto, 250 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Shitur veturë tip Fiat Punto, 370 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja kredi për rikonstruksion, 30 000 euro dhe 20 000 euro.

Blerë veturë tip Renault më 15.06.2006, 500 000 lekë.

Blerë veturë tip Opel, 5 800 euro.

Shitur veturë tip Renault më 14.07.2006, 5 700 dollarë.

Shitur veturë tip Renault më 21.09.2006, 900 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, 300 000 lekë.

Besnik Cani, drejtues i Prokurorisë Shkodër

Blerë në Shtator 2005 apartament banimi me sip. 117 m2 në Tiranë, 69 000 euro.

Bashkëpronar me 50% i një banese private me sip. 100 m2, ndërtuar në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni dhe kursime ndër vite, 700 000 lekë.

Pronar me 100% i një veture, blerë me kursime, 200 000 lekë.

Sipërfaqe tokë prej 633.8 m2, vlera 752 131 lekë.

Blerë garazh me sipërfaqe 18.76 m2 më 10.04.2012, 7 000 euro.

Shtesë në llogarinë bankare, 818 679 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 189,68 lekë.

Gjendje e llogarisë rrjedhëse, 100 lekë.

Shtesë në fond pensioni, 24 000 lekë.

Gjendje cash, 34 448 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë Shkodër, 1 759 239 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, mjeke në Paskuqan Tiranë, 768 210 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qera e banesës, 204 000 lekë.

Të ardhura nga interesat e fondit të investimit, 168 679 lekë.

Kredi, gjendja e mbetur 11 273 euro.

Kartë krediti, 2 300 euro.

Detyrim ndaj të tretëve, 200 000 lekë.

 

Abaz Muça, Prokuroria Mat

Jeton në apartament me qira

Ka blerë 100 000 lekë pajisje shtëpiake

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 486 523 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime si mësuese, 542 904 lekë

Gjendja e kursimeve, para kesh, 700 000 lekë.

 

Urim Buci, drejtues i Prokurorisë Dibër

Llogari bankare page, – 104,545 lekë.

Gjendje cash në shtëpi, burimi nga pagat, 780 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Suela Buci, specialiste pranë AKBN, 49 433 lekë në muaj.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Dibrës, 80 500 lekë.

Overdraft në llogarinë rrjedhëse të pagës, 110 000 lekë.

Blerje automjeti për bashkëshorten, 3 mijë euro.

Llogaria e bashkëshortes, burimi nga paga, 104 998 lekë.

 

Agron Gjana, Prokuroria Lushnje

Pronar një veture tip Mercedes Benz, 500 000 lekë.

Apartamenti banimi me sip. 88 m2, blerë në vitin 2000, 18 000 dollarë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 223 560 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime si mësuese, 634 144 lekë.

Gjendja e kursimeve nga paga, 507 590 lekë.

Detyrime te papaguara karte krediti në vlerën 2 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e kursimeve nga paga, 118 138 lekë.

 

Arian Muçaj, Prokuroria Gjirokastër

Bashkëpronar me 38% i një banese me sip. 108.75 m2, e pa hipotekuar, 79 387 euro.

Veture tip Daimler, 1 000 euro.

Të ardhura nga paga, 1 003 989 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si gjyqtare Tiranë, 1 141 675 lekë.

Llogari bankare, gjendje 138 000 lekë.

Llogari bankare në valutë, gjendje 129 euro.

Llogari rrjedhëse e pagës, gjendje 0 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së ish punës, gjendje 42 000 lekë.

Llogari kursimi për djalin, gjendje 105 020 lekë.

Llogari rrjedhës, gjendje 14 000 lekë.

Llogari Futura për djalin, gjendje 3 318 dollarë.

Llogari rrjedhëse në valutë, gjendje 0 euro.

Kredi bankare për banesë marrë më 30.01.2010 me principal 3 500 000 lekë, interes Bono thesari + 1.3% dhe afat shlyerje 240 muaj.

Kartë krediti me limit 30 000 lekë.

Gjendja e Kursimeve 450 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë, 2 472 lekë.

 

Artur Ismajlukaj, Prokuroria Tropojë

Bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi me sip. 96.2 m2, blerë me të ardhura personale e kursime 36 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Prokuror, 1 468 828 lekë.

Bashkëshortja, paga si Drejtoreshë Shkolle, 554 876 lekë.

Kursime, gjendje 200 000 lekë.

Bashkëshortja, kursime 100 000 lekë.

Detyrime 59 370 lekë për kredi bankare për blerje pajisje elektroshtëpiake.

 

Dritan Prençi, Prokuroria Kukës

Pronar i një ap. banimi me sip. 78 m2, 31 204 euro, blerë me kredi bankare.

Veturë, 2 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 383 540 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 408 000 lekë.

Detyrime 1 936 334 lekë për një kredi bankare.

Gjendje llogarive bankare, 5 465 lekë.

 

Eloida Goxhi, Prokuroria Berat

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 981 967 lekë

Gjendja e kursimeve, 480 000 lekë.

Gjendje depozitë bankare, 1 200 000 lekë, me kursime nga paga.

Derdhur me prokurë në emër të të vëllait për llogari të noteres 1 065 euro për pagesë kësti për blerje ap. banimi.

 

Bujar Sheshi, prokuror

Apartament 1 + 1, shtuar një dhomë

Kësti i radhës nga AKKP, përfituar nga statusi i ish-pronarit nga bashkëshortja ime, 450 000 lekë.

Bashkëshortja Aida Sheshi, nga marrëdhënia me BKT, interesa 15 372 lekë.

Bashkëshortja Aida Sheshi, interesa nga blerja e Bonove të Thesarit, 12 407 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 684 228 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 756 444 lekë.

Pensioni i pleqërisë së nënës, 160 000 lekë.

 

Ramadan Troci, drejtues i Prokurorisë Vlorë

Kursime nga paga si drejtues i Prokurorisë dhe nga paga e bashkëshortes si mësuese, 700 mijë lekë.

Paga si drejtues i Prokurorisë Vlorë, 1,572,227 lekë

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 17 000 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësues në shkollën “Sabaudin Gabrani”, 493,015 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si punonjës policie, 698,139 lekë

Kredi për 15 vite në shumën 2,580,000 lekë, shlyer 61,147 lekë.

Principal të paguar gjatë vitit 2015, 153,469 lekë.

 

 

Petrit Çano, kreu i Prokurorisë Krujë

Të ardhura nga paga vjetore dhe shpërblime, 1 352 964 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Bashkia e Lushnje, 21 600 lekë, një gjysmë muaji.

Të ardhura nga paga e vajzës Ana Çano, Universiteti Ismail Qemali Vlorë, 651 709 lekë.

Majlinda Ana Çano, bashkëshortja, kursime nga paga 1 mijë euro.

Ana Çano, kursime nga paga 108 000 lekë.

Depozitë bankare, 81 062 lekë.

 

Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë Fier

Shitur makinën tip SKODA, 1 600 euro.

Shtuar gjendja cash nga të ardhurat vjetore, 1 500 000 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës, pakësuar 119 970 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortes, 120 650 lekë.

Llogaria rrjedhëse e pagës së djalit, 1 011 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë Fier, 1 717 865 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e Bibliotekës Durrës, 678 060 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat “parukeri”, 1 099 402 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, Redon Ylli si specialist i Zyrës së Shërbimit të Provës, 500 140 lekë.

Nga kredia e marrë është shlyer shuma 517 855 lekë, shuma e mbetur 5 214 842 lekë.

 

Adnan Xholi, drejtor i hetimit dhe ndjekjes penale

Kursime nga paga, 286 713 lekë.

Llogaria për këstin e kredisë, 183 647 lekë.

Kursime nga paga si pedagog i jashtëm pranë Universitetit BEDER, 154 289 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortes, 220 575 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 802 263 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste pranë Prokurorisë së Tiranës, 628 944 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagog i jashtëm pranë Universitetit BEDER, 212 513 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 19 626 lekë.

Kredi për blerje automjeti, 5 milionë lekë, shlyer 284 526 lekë.

 

Kolë Hysenaj, drejtues i Prokurorisë Korçë

Blerje autoveturë benz, 7 mijë euro.

Kontratë shitblerje 15 mijë euro.

Kontratë shitblerje 15 mijë euro.

Kontratë shitblerje 3 855 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 284 453 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Dalinë Hysenaj, specialiste tek Byroja Shqiptare e Sigurimeve, 1 435 200 lekë.

Bar-kafe në Tiranë, marrë me qera, 2 600 000 lekë.

Kredi në shumën 4 376 677 lekë, shlyer 2 776 978 lekë.

 

Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë

Apartament banimi me sipërfaqe 65 m2. blerë me kredi, 30 000 euro.

Pronar i një veture, 200 000 lekë.

Shtuar veturë tip Opel Vectra në vitin 2007, 1 500.

Pakësuar veturë në vitin 2010, shitur 3 500 euro.

Shtuar në vitin 2012 veturë, 800 000 lekë.

Shkëmbyer automjet më 22.10.2015.

Depozitë për fëmijët, 490 871 lekë.

Depozitë kursimesh, 556 USD.

Depozitë kursimesh, 3 mijë euro.

Depozitë kursimesh, nga xhaxhallarët dhe hallat për rregullimin e vendit ku prehen prindërit, 400 000 lekë.

Kontratë shkëmbim automjeti.

Paga si prokuror, 1 150 272 lekë.

Arkida Ademi, ekonomiste enti i banesave Vlorë, 597 829 lekë.

Të ardhura nga vetëpunësimi në shitjen ambulante te gazetave, 470 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni, 98 400 lekë.

Kredi bankare për blerje banese, 30 mijë USD, shlyer 2 604 USD.

Kredi për blerje…. shlyer 240 352 lekë, mbetur 206 190 lekë.

Kredi për blerje…. shlyer 38 884 lekë, mbetur 689 991 lekë.

Kartë krediti në lekë, 25 000 lekë.

Kartë krediti në euro, 900 euro.

 

 

Sokol Malaj, prokuror i Prokurorisë së Tiranës

 

Kursime nga paga dhe fitimi nga aktiviteti privat “klinikë dentare”, fitimi nga dividenti për vitin 2014 dhe shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 821,468 lekë dhe 12, 000, 000 lekë.

50 % të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.

Prenotim apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Blerja makine tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, 9 mijë euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Prokurorisë së Tiranës, 1 239 744 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël, klinikë dentare, 3 744 880 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre, 10,200,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 3 000 000 lekë.

Kredi bankare për shtëpi banimi në shumën, 5 000 000 lekë, shlyer 284 400 lekë.

 

 

 

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

 

Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro.

Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2.

Vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Burimin kursime nga të ardhurat për vitin 2015.

Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro.

Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë.

Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë.

Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit.

Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Të ardhura nga qeraja e lokalit, 60 mijë euro.

Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro.

Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë.

Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë.

Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë.

Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.