Ja gjyqtaret qe Ambasada e SHBA u refuzoi vizat

Ja gjyqtaret qe Ambasada e SHBA u refuzoi vizat

61
SHPËRNDAJE

– Ambasada Amerikane iu ka hequr vizat pak ditë më parë tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Top Channel ka mësuar sot se ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Dy të fundit në fakt janë emra të njohur së fundmi, pasi dolën në pakicë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër ligjit të Vettingut.

Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana, gjyqtari Artan Broci dhe gjyqtari Shkëlzen Selimi.

Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj.
Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij; shefja e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina.
Por ndërkohë, burime konfidenciale shtojnë si persona të padëshiruar që u refuzohet viza edhe shefin e Task Forcës në Shkodër, Saimir Bahiti, prokuroren Elfrida Bregova dhe kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.
Burimet shtojnë se lista është edhe më e gjatë. Në të bëjnë pjesë dhjetëra prokurorë e gjykatës, një liste që Top Channel e disponon, por që është ende e pakonfirmuar nga më shumë se një burim.
Ajo që dihet ama është se lista e atyre që u është refuzuar viza, apo në ndisa raste edhe ndaluar aplikimi i përhershëm për një vizë amerikane, është më e gjatë se kaq.
Disa prej këtyre njerëzve të drejtësisë, si Besnik Imeraj, Gani Dizdari dhe Artan Broci u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Por me ardhjen e misionit ndërkombëtar të monitorimit, dosjet e këtyre të treve dhe gjithë atyre që do të zgjidhen në kupolën e re të drejtësisë do të vetohen të parat dhe refuzimi i vizës amerikane, si dhe motivet përse mund të përbëjnë një arsye që ata të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. /Tch
Lista e Zezë:

1486060459lista-e-zeze

Vitore Tusha

Besnik Imeraj

Gani Dizdari

Mirela Fana

Artan Broci

Shkëlzen Selimi

Adriatik Llalla

Rovena Gashi

Dritan Gina

Artan Lazaj

Saimir Bahiti

Elfrida Agolli

Petrit Fusha

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.