Ilir Meta:Kodi zgjedhor i mallkuar qe po na mban erresire

Ilir Meta:Kodi zgjedhor i mallkuar qe po na mban erresire

27
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur pas takimit që zhvilloi me partitë paralmetnare në kryesine e Kuvendit. Ai tha se opozita nuk po demonstron vullnet per zgjidhjen e krizës politike. Meta tha se kodi zgjedhor na con nga kriza në krizë.
“Për të ardhur keq që nuk demonstrohet vullneti dhe që opozita flet për ultimatume. Janë bërë disa hapa të rëndësishme nga ana e mazhorancës për të krijuar një kimë sa më konstruktive besimi, por kuptohet se opozita ka një axhendë të saj që nuk i shërben procesit dhe vetë opozitës. 

Ky është një kod i mallkuar që në 2008 dhe kërkon të mbajë në errësirë edhe tani zgjedhjet. Duhet të bëhet çdo përpjekje se vota e qytetarëve do jetë e drejtë dhe e barabartë. Ne po kontribuojmë për një zgjidhje politike. Nuk duhet të kontribuojmë që kjo para krizë të na mos na çojë në situata të pakënaqshme.”- tha Meta.
Ilir Meta thirri sot një tryezë ndërpartiake për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur të krizës politike ku është zhytur vendi, por si aleati i tij në qeveri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së, pa të cilin thotë se nuk mund të hyet në zgjedhje, nuk morën pjesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.