Ilir Meta: Vendos te heq dorë që sot nga drejtimi i LSI

Ilir Meta: Vendos te heq dorë që sot nga drejtimi i LSI

49
SHPËRNDAJE

   Ilir Meta u zgjodh dje Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, por sot në një konferencë për shtyp deklaron se heq dorë nga drejtimi i partisë. Meta tha se të gjitha kompetencat ia ka lënë zëvendësuesit të tij, Petrit Vasilit.

“Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit. Të enjten e ardhshme është seanca e fundit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si President. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky funksion dhe të gjitha funksionet drejtuese”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.