Ilir Meta: Të arrihet kompromisi sa nuk është vonë

Ilir Meta: Të arrihet kompromisi sa nuk është vonë

31
SHPËRNDAJE

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir meta zhvilloi në takim me banorët e njësisë administrative numër 7-të në kryeqytet.
Në fjalën e tij meta deklaoir para banorëve se LSI do të jetë gjithmonë një forcë politike e cila do të gjendet përkrahë qytetarëve.
Kryetari i LSI-së theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve në një mjedis të qetë dhe demokratik.
“Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale”, – deklaroi z. Ilir Meta.
Ndërkohë, Meta bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.
“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat. Çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me edukimin e tyre, me punësimin, me formimin e tyre profesional janë çështjet më të rëndësishme të LSI-së”, – deklaroi ndër të tjera Meta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.