Greqia deklarate bombe kunder Edi Rames

Greqia deklarate bombe kunder Edi Rames

120
SHPËRNDAJE

Një sasi tepër e madhe droge e magazinuar në Shqipëri është gati për t’u trafikuar në Evropë. 

Ky është alarmi që jep gazeta më e madhe në Greqi “Kathimerini”, e cila sot shkruan se më shumë se 15 tonë hashash ruhet në vendin tonë në pritje për t’u trafikuar në Evropën Qëndrore dhe Evropën Perëndimore.

 

“Kathimerini” u referohet burimeve nga Agjencia antidrogë në Greqi pas shpërbërjes së rrjetit të drogës tre ditë më parë që trafikonte në linjën Shqipëri-Greqi-Gjermani.

 

“Të njëjtat burime thonë se qeveritë evropiane dhe shërbimet e sigurisë do të forcojnë qëndrimin ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se po toleron kultivimin e kanabisit”, shkruan Kathimerini.

 

Këto informacione janë zbuluar pas sekuestrimit të dy kamionëve me 265 kg kanabis në portin e Igumenicës para tre ditësh.

 

Sipas policisë greke, droga e kishte origjinën nga Shqipëria. Pas imbarkimit në traget, kamionët kishin si destinacion Gjermaninë. Sasia e hashashit të sekuestruar kapte vlerën e mbi 260 mijë Eurove.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.