Emergjencat Civile: Presim solidaritetin e qytetarëve per familjet e permbytura

Emergjencat Civile: Presim solidaritetin e qytetarëve per familjet e permbytura

45
SHPËRNDAJE

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave prane Kryeministrise ka bere me dije situatën deri ne oren 16:00.
Në mbledhjen e sotme të Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, u konsiderua si e përmbyllur faza e parë e emergjencës, ku faktori bazë i rrezikut ishte natyra dhe qëllimi kryesor i institucioneve ishte mbrojtja e jetës së qytetarëve.
Komiteti arriti në përfundimin se faza e parë është përmbyllur me sukses të plotë dhe se qëllimi i vënë, për të shpëtuar jetën e qytetarëve të rrezikuar, u arrit më së miri, falë angazhimit, përkushtimit, sakrificës të të gjithë njerëzve të përfshirë në operacione dhe organizmit shumë të mirë të tyre.
Pas kalimit të fazës së parë, tashmë është kaluar në fazën e dytë, e cila ka për qëllim kapërcimin e gjendjes së krijuar, lehtësimin e pasojave dhe rikthimin e normalitetit në jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve apo subjekteve të prekur.
Prioriteti i parë në fillim të kësaj faze do të jetë ndihma ndaj qytetarëve, mbështetja e tyre, ndërhyrjet e menjëhershme në infrastrukturë dhe masa të tjera që synojnë kthimin e normalitetit.
Komiteti vlerëson solidaritetin e shfaqur nga qytetarët dhe bizneset dhe bën thirrje që në ditët në vijim kjo frymë të thellohet edhe më tej.
Për të lehtësuar procesin e kontributeve financiare në dobi të të prekurve nga përmbytjet, janë vënë në dispozicion llogari rrjedhëse bankare në disa banka të vendit. Të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të krijuara për qytetarët janë të inkurajuar që të kontribuojnë qoftë edhe në mënyrë modeste për këtë qëllim. Edhe një ndihmë sado e vogël ka një efekt shumë të madh solidar, për të cilin kanë nevojë të gjithë personat e prekur. Kontributet që do të mblidhen në këtë rrugë do të shkojnë vetëm në përfitim të individëve të prekur.
Autoritetet shtetërore do të vijojnë me intensitet të pandryshueshëm përpjekjet për të dhënë ndihmën e nevojshme, për të vlerësuar dëmet si dhe për të filluar sa më parë procesin e zhdëmtimeve dhe kompensimeve.
Kryeministri i vendit ka dhënë detyra për të rritur edhe më tej shpejtësinë dhe thellësinë e zbatimit të programit të investimeve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit si argjinatura, diga, kanale kulluese, ura, rrugë etj., më qëllim që vendi të përgatitet plotësisht për të përballuar fatkeqësi natyrore, denduria e të cilave duket se është në rritje për shkaqe që lidhen me edhe me ndryshimet klimaterike.
Ministria e Mbrojtjes ben me dije se se fundi efektivet e Forcave te Armatosura ne fshatin Hoxhare po bejne evakuimin e gjese se gjalle (bagetive).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.