Helidon Bendo emërohet në krye të SHISH

Helidon Bendo emërohet në krye të SHISH

71
SHPËRNDAJE

Pas doreheqjes se Visho Ajazi- t nga kreu i ShISH nje emer i njohur ka zevndesuar ate ne kete poste te rendesishem. Elidon BEndo eshte emri qe ka propozuar kreyeministri Rama ne krye te SHISH dhe dekretuar nga presidenti i Republikes Ilir Meta. Elidon Bendo ishte ne detyren e zvendesdrejtorit te SHISH prej vitit 2016


Kush është Helidon Bendo:


Helidon Bendo është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9530, datë 22.04.2016.


Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.


Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.


Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.


Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.