Edi Rama:Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”

Edi Rama:Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”

38
SHPËRNDAJE

TIRANE- Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjeorgje Ivanon për refuzimin e mandatit për kryeministër, të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pasi ky i fundit mbështeste dhe platformën shqiptare, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Rama iu kundërpërgjigj ashpër qëndrimit të Ivanon, duke shtuar se gjuha shqipe nuk është e armikut, por i përket një populli shtetformues në Maqedoni. “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, citohet në mesazhin e Ramës.

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë. “Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare. Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtaret nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.