Edi Rama: Hyjmë në zgjedhje pa PD, në Parlament do gjejmë tjetër...

Edi Rama: Hyjmë në zgjedhje pa PD, në Parlament do gjejmë tjetër opozitë

25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë opozitën në video-monologun e së dielës që bën në Facebook. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë nuk ka la asnjë fjalë pa thënë për çadrën e protestës dhe kritikoi kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje demokratike.
“Çmimin e kësaj politike nuk do ta paguajnë shqiptarët që duan mirëqenie. Shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh lidershipit të dështuar të Partisë Demokratike”, tha Rama.
Kryeministri përmendi edhe grevën e urisë së PS në vitin 2009 për ta krahasuar me çadrën e sotme të opozitës. Por, Rama theksoi se PS në atë kohë në opozitë nuk kërkonte mos bëheshin zgjedhjet por kërkoi hapjen e kutive.
“Ne hymë në grevë urie për të mbrojtur të drejtën kushtetuese, por nuk i bojkotuam zgjedhjet e vitit 2011 ku na vodhën fitoren e Tiranës me një KQZ të korruptuar”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama insistoi në qëndrimin e tij se PS do të hyjë në zgjedhje edhe nëse PD vazhdon të bojkotojë dhe nuk rikthehet në Parlament. Sipas Ramës, nuk është shqetësim bojkoti i Parlamentit nga PD dhe partitë aleate, pasi sipas tij, opozita në Parlament nuk do të mungojë kurrë, por do të jenë aktorë të tjerë. Rama shtoi se problem është bllokimi i nisjes së punës së vetingut.
“Kështu që keqardhje për ata që votojnë PD, por kurrsesi për ata që e drejtojnë PD. Ne nuk kemi marrë barrën për të ndaluar parti të vrasin veten se duan të ndalin vetingun. Përderisa jemi në liri, opozita s’do ndryshojë kurrë në parlament, pavarësisht se emrat dhe flamujt mund të ndryshojnë. Bllokimi i pajustifikueshëm i vetingut është arsye e fortë për të mos pasur keqardhjen më të vogël në rast se PD nuk hyn në zgjedhje”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.