Edi Rama bën gati arrestimin e zyrtarëve të LSI. 

Edi Rama bën gati arrestimin e zyrtarëve të LSI. 

387
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama përgatit ofensivën e arrestimit të zyrtarëve të LSI. Ministria e Financave po përpilon kallëzimin penal për një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar
(ARRSH), një ndër drejtoritë më rë rëndësishme në vend, e cila gjatë mandatit të shkuar 4-vjeçar u drejtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Civitas.al ka arritur të sigurojë dokumentin e grupit të inspektimit nga Ministria e Financave sipas të cilit rezultojnë detyrime të krijuara rishtazi e të pa likujduara deri me 31.08.2016, në një vlerë rreth 10 milionë Euro, përkatësisht:


– Kontrata projektime dhe oponencë në vlerën 20.4 milionë lekë.
– Kontrata investimi në vlerën 751.9 milionë lekë.
– Supervizime punimesh në vlerën 3.2 milionë lekë.
– TVSH dhe kosto lokale në vlerën 69.4 milionë lekë.
– Shpronësime në vlerën 124.4 milionë lekë.
– Kontrata mirëmbajtje në vlerën 206.1 milionë lekë.
– Vendime Gjyqësore në vlerën 124.4 milionë lekë.
Grupi i Inspektimit, siç thuhet në raport, ka propozuar dërgimin për ndjekje penale më akuzën e shpërdorimit të detyrës të nëpunësve të strukturave përgjegjëse të autoriteteve rrugore./Civitas.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.