E gjithë bota solidarizohet me Britaninë e Madhe

 E gjithë bota solidarizohet me Britaninë e Madhe

37
SHPËRNDAJE

Udhëheqësit e vendeve të prekura nga sulmet e fundit terroriste kanë shprehur solidaritet me Britaninë e Madhe, pas sulmit vdekjeprurës pranë Parlamentit në Londër.
Një sulmues i vetëm u qëllua për vdekje pasi përdori një makinë për të plagosur dhjetëra këmbësorë dhe vrarë tre prej tyre, dhe më pas qëlloi për vdekje me thikë një polic jashtë Parlamentit.
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, të cilët kanë pësuar sulme të ngjashme vdekjeprurëse me automjete , gjatë vitit të kaluar, i ofruan Britanisë mbështetjen e tyre.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu ofroi ngushëllimet dhe lavdëroi forcat e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan “BBC”.
Në mesin e 40 të plagosurve nga makina në “ Westminster Bridge”, ishin edhe tre nxënës francezë dhe dy rumunë.
Rreth mesnatës Parisi fiki dritat e Kullës Eifel në nderim të viktimave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.