Donald Lu: Në Janar do të ketë arrestime të ‘kokave të mëdha’

Donald Lu: Në Janar do të ketë arrestime të ‘kokave të mëdha’

133
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, pasi prezantoi dy agjentët të FBI-së që kanë mbërritur në Tiranë ka bërë edhe një deklaratë ‘bombë’, duke thënë se në muajin janar të vitit të ardhshëm priten rezultatet konkrete me arrestime të ‘kokave të mëdha’.

“Po flasim me vepra dhe jo me fjalë, – tha Lu. – Nga lufta kundër krimit të organizuar ne presim rezultate. Ne presim arrestimin dhe ndjekjen penale në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë, populli shqiptar e meriton këtë

Së fundmi ju keni një fjalë në shqip që “dielli duket që në mëngjes”. Ky plan veprimi tregon se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare

“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Arben Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Gentian Mahmutaj .

Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” u shpreh Donald Lu.

Ai gjithashtu tha se ka ardhur koha që të kapen sa më parë peshqit e mëdhenj dhe se rezultatet duhet të shihen që në fillim të 2018-ës.

“Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj dhe rezultatet duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” tha Lu.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.