Donald Lu i ashper me kryeprokurorin për Reformën në Drejtësi , ishte...

Donald Lu i ashper me kryeprokurorin për Reformën në Drejtësi , ishte kundër saj

37
SHPËRNDAJE

I ashpër ka qenë ambasadori amerikan, Donald Lu me prokurorët. Gjatë një tryeze me temë “Pjesëmarrja e qytetarëve e demokracia”, diplomati amerikan ka thënë se prokurorët ishin kundër reformës në drejtësi.
Madje ai foli dhe me emra të drejtpërdrejt, duke përmendur edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të cilin tha se ishte rreshtuar në krah të njerëzve që janë kundër kësaj reforme.
“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI që është thelbësor për Vettingun. Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetua e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, – tha ai.
Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-ve theksoi se fatmirësisht kjo platformë po monitorohet nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në një kohë kur sipas tij ka njerëz të rëndësishëm, (pa përmendur emra) që po përpiqen që ta manipulojnë këtë proces. Ambasadori nuk nguroi të nënvizojë se SHBA do të vëzhgojë procesin që vjen pas krijimit të KED.
“Fatmirësisht ata ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar që e hartuan këtë platformë parashikuan se njerëz të rëndësishëm do përpiqeshin që të manipulonin këtë proces. Në Kushtetutë thuhet se anëtarët e Këshillit të Drejtësisë duhet t’i nënshtrohen Vettingut. Disa anëtarë kanë dhënë dorëheqje. Ne do të ndjekim nga afër pet të parë nëse ky komision do t’i përmbahet kësaj kërkesë dhe do të bëhet procesi i Vettingut. Populli shqiptar duhet t’i tregojë fytyrën njerëzve të fuqishëm. Partnerët ndërkombëtar do të mbështesin qytetarët” – pohoi Lu.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.