Donald Lu akuza te forta drejtesise shqiptare

Donald Lu akuza te forta drejtesise shqiptare

38
SHPËRNDAJE

 
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta.
‘Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia.Lulzim Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Edhe pse u vunë në hetim drejtori dhe juristi i burgut, Berisha vazhdon të jetë i lirë’ është shprehur ambasadori i SHBA-së Donald Lu.
‘Klemend Balili ia ka dalë që për 18 muaj ti shpëtojë drejtësisë’, ka qenë deklarata tjetër e fortë e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Pjesë nga fjala e ambasadorit Donald Lu:
Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti. Ai i 2017 është më i mirë se i 2013.
Lufta kundër krimit të organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen ne burg kanabisi do kthehet sërish. Kateë klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.
Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.