Debate për votimin elektronik ne KQZ

Debate për votimin elektronik ne KQZ

27
SHPËRNDAJE

 Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti ka reaguar ashpër në mbledhjen e radhës të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve, pas deklaratave të kreut të këtij komisioni për votimin elektronik.

Kosovrasti u shpreh se Denar Biba nuk mund të flasë në emër të të gjithë KQZ-së duke thënë se votimi elektronik nuk mund të realizohet, kur vetë kryeministri Rama foli për projektin pilot.
“Jep dorëheqjen, sepse nuk mund te thoni ju që teknologjia në zgjedhje nuk implementohet. Kjo nuk është detyra juaj ta thoni këtë. Thuaj që se bej dot këtë punë, ç’ punë keni ju a behet apo jo?”- ka thënë Kosovrasti.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të KQZ-së Denar Biba, i cili ka thënë se procesi nuk mund të realizohet brenda 5 muajsh pasi nuk është koha e mjaftueshme.

“Kjo është qesharake. Nuk mund të ketë votim elektronik 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, pasi nuk ka kohë”- tha Biba.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.
R

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.