BE:Hapja e negociatave, vetëm nëse ka progres në 6 muajt e ardhshëm

BE:Hapja e negociatave, vetëm nëse ka progres në 6 muajt e ardhshëm

35
SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claud Juncker në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të vijë vetëm nëse do të ketë progres në 6 muajt e ardhshëm. Juncker vlerësoi progresin e deritanishëm dhe përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve, por theksoi se gjithçka do të varet nga ecuria që do tëv ketë vendi në 6 muajt e parë të 2018-ës.
“Lavdërojmë përpjekjet e Kryeministrit për të luftuar korrupsionin në mënyrë më të mirë të mundshme. Nëse ka progres të mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim dhe mendojmë se do të ketë, do të propozojmë hapjen e negociatave. Por kjo do të varet nga progresi i muajve që vijnë, megjithëse besoj se do të ketë progres. Unë nuk kam thënë që Serbia dhe Mali i Zi janë në pikën e hyrjes në BE, pra mos thoni që unë kam thënë një gjë të tillë. Dua që Shqipëria të anëtarësohet në BE, por tani jemi në pikën kur mund të propozojmë hapjen e negociatave. Nëse gjërat ecin në 6 muajt në vazhdim, do të kemi një rekomandim për hapjen e negociatave”, tha Juncker.
Ndërsa, Kryeministri Edi RamaRama u shpreh se ky proçes nuk përfundon kurrë, por duhet të rikonfirmohet javë pas jave dhe muaj pas muaji. “Muajt që vijnë janë një fazë e re, në të cilën duhet të kapim rezultate të prekshme. Sfida është tashmë e përbashkët dhe jam i sigurtë që opinioni publik në Shqipëri do e kuptojë saktësisht mesazhin tuaj, që ka të bëjë me faktin se ky është një proçes që vlerësohet mbi bazën e meritës”, tha Rama. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.