BE nuk hap negociatat për Shqipërinë…

BE nuk hap negociatat për Shqipërinë…

34
SHPËRNDAJE

Duket se Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat për anëtarësim në BE, të paktên para vitit 2019, ndërsa anëtarësimi nuk do të ndodhë në dhjetë vjeçarin e ardhshëm. Kjo është prognoza e parashikuar në strategjinë e re për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor, hartuar nga Komisioni Evropian, e cila u bë publike sot.

Strategjia parashtron procesin e pritshëm të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit, cituar nga exit.al, vetëm Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potencialisht gati për t’u bashkuar me BE-së në vitin 2025. Sidoqoftë, raporti thekson se ky plan për t’i anëtarësuar këto vende në vitin 2025 është “jashtëzakonisht ambicioz” dhe do varet nga ecuria konkrete e tyre.

Korrupsioni galopant, kapja e drejtësisë, krimi, lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me drogën, janë argumentet që po e lënë Shqipërinë në bishtin e vendeve të Ballkanit për hapjen e negociatave për integrim.

‘Politikanët e të gjashtë vendeve – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – duhet të marrin më shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, luftën e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike’, thuhet në dokumentin e zgjerimit të BE-së.

‘Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojë më aktivisht, nga politikat e tyre të jashtme dhe rajonale deri në atë që fëmijët të mësojnë në shkollë’, thotë strategjia e re, e marrë nga POLITICO përpara miratimit nga Komisioni të martën

‘Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri “, thotë strategjia, që do të publikohet nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin.

Strategjia e re vjen disa muaj pasi Presidenti i KE Juncker deklaroi në fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e BE-së, se deri në fund të vitit 2019 asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së. Ky vendim kishte të bënte veçanërisht me rritjen e emigracionit në BE nga vendet e varfëra duke ngritur një valë zemërimi nga vendet anëtare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.