Basha:Thirrje Kuvendit per heqje te mandatit Saimir Tahirit

Basha:Thirrje Kuvendit per heqje te mandatit Saimir Tahirit

24
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të vihet menjëherë në lëvizje pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Kryedemokrati Basha thotë se çdo vonesë mund të përbëjë rrezik për prishje të provave.Sipas Bashës, qeveria Rama tashmë ka rënë, duke kërkuar distancimin e Partisë Socialiste nga kjo situatë.

Ai tha se heqja e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit, është vetë fillimi i aksionit kundër lidhjeve të krimit me politikën.“Seanca plenare të veprojë pa vonesë, çdo vonesë do veprojë për shkatërrimin e pronave. Çdo shqiptar dhe çdo deputet që ndihet përgjegjës, të veprojë në lidhje me Kushtetutën.

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë. Në këtë moment, qeverisja e Ramës ka mbaruar de fakto. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, kufomë politike që sillet vërdallë.

Thirrja ime është për mbledhjen për komisionin e mandatave për heqjen e imunitetit që do i hapë rrugë arrestimit të Saimir Tahirit, thirrja ime është dorëheqja e Edi Ramës,” tha Basha.

Geplaatst door Lulzim Basha op donderdag 19 oktober 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.