Basha:Tahiri dhe Orest Sota kanë udhëtuar bashkë në Itali

Basha:Tahiri dhe Orest Sota kanë udhëtuar bashkë në Itali

53
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen Tahiri ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale disa fakte që i quan reale, të njohjes së Tahirit me Sotën.
Madje, sipas Bashës, Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë në Itali, kanë kaluar në pikën kufitare të Muriqanit si dhe Sot ka përdorur makinën e Tahirit.
Ja çfarë shkruan Basha:
Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen çdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:
1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.
2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.
3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.
Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.