Basha rrefen postet qe i ofroi Rama në këmbim të konsensusit

Basha rrefen postet qe i ofroi Rama në këmbim të konsensusit

101
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeopozitari Lulzim Basha nga çadra e lirisë ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të pranojë asnjëherë pushtet në tavolinë, por vetëm qeveri teknike.

Nga çadra e lirisë, Basha theksoi se Rama dje ishte i gatshëm që të dorëzonte postet e ministrave, policinë, KQZ, por kurrsesi karrigen e tij.

“Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij se është gati të dorëzojë kreun e KQZ, zyrtarë në polici e kurdo tjetër, por nuk është gati të dorëzojë karrgen e tij. ‘Merr këtë, merr atë, merr në jetë, jap e merr’. Kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka. 

Tani duan të futin dhe PD në këtë pazar. Që të bëjmë pazarin tonë politik thotë ai (Rama). Dhe të braktisim ne ëndrrën për një republike të re. Kjo është ëndrra e një nate vere të Edi Ramës dhe Ilir Metës”, tha Basha.
Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.

Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.