Basha: Rama donte ta fuste ne burg Meten , sot e ben...

Basha: Rama donte ta fuste ne burg Meten , sot e ben President

67
SHPËRNDAJE

Jane ashpersuar tonet dhe situata politike ne vend pas vendimeve te marra nga PS dhe LSI per te zgjidhur sa me pare kandidatin per president. Pas perfundimit te mbledhjes se grupit te LSI ka nisur dhe mbledhja e firmave per Ilir Meten kandidat per Predident ndersa nga cadra para kryeministrise kreu i PD Lulezim Basha e ka quajtur kete nje pazar te ndyre

Rama donte ta fuste ne burg Meten , sot e ben President ka thene Basha nga cadra para kryeministrise

“Sot Rama preku fundin politik të ekzistencës së tij, të mashtrimeve të tij dhe korrupsionit që mbolli në 4 vite në Kavajë e gjithë Shqipërinë,” tha Basha gjatë fjalës së tij.
“Sot, është dita ku leximi i dëshpërimit të Ramës dhe Republikës së Vjetër është i qartë për këdo me sy në ballë e mend në kokë. Sot është një ditë e dëshpëruar për Ramën që e provoi para çdo qytetari të Kavajës. Më shumë se Kavaja, nxinte vetë Edi Rama që sot preku fundin politik të ekzistencës së tij, të mashtrimeve të tij dhe korrupsionit që mbolli në 4 vite në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Provat, faktet dhe dëshmitë me celularë, të atyre që i detyruan me zorr të dilnin në shesh për të pritur kryeministrin e dështuar dhe të korruptuar, janë sot fakte të pamohueshme. I fliste fare qartë dhe mjerimi i ulur këmbëkryq në Kavajë, papunësia në nivele ekstreme, rritja e kostos së jetesës dhe pasiguria totale që ka mbërthyer një qytet, që nën Rilindjen e Ramës u menaxhua nga banditët e Rilindjes, të personit të dënuar për përdhunim të një vajze të mitur në Itali. Ky është monumenti i turpit i Ramës i ngritur në Kavajë. Dëshpërimi i Ramës lexohet në çdo fjalë. Një nga njohësit më të shkëlqyer të rajonit të Ballkanit, Karl Bild, shënoi në llogarinë e tij në Twitter se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm politik,” u shpreh kreu i PD.
Me heret kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje LSI-së të vendoste për çështjen e Presidentit, pasi në të kundër PS do ta zgjidhte e vetme. 
Nesër në orën 17:00 është vendosur edhe raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit por me shumë gjasa nëse nuk zgjidhet në raundin e katërt, edhe raundi i pestë do të jetë nesër.Kryesia e Basha: Rama donte ta fuste ne burg Meten , sot e ben President

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.