Basha ne Fier: Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se...

Basha ne Fier: Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vetingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa veting.

138
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në festimet për 27-vjetorin e themelimit të PD-së të degës Fier. “PD eshte aleanca e vlerave me te mira te shqiptareve. PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje cdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i Më tej ai tha se qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Saimir Tahirin.vendit dhe cdo qytetari,” tha Basha.

“Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash.Menjehere pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten. Orest Sota u la i lire sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky eshte fundi i qeverisjes.

Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vetingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa veting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete”.

“Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret.

Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.