Basha letër publike Ramës: Prano pa kushte paketën “McAllister”

 Basha letër publike Ramës: Prano pa kushte paketën “McAllister”

45
SHPËRNDAJE

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar sot një letër publike kyreministrit Edi Rama sa i takon zgjidhjes së ngërçit politike. Letra në fjalë vjen fill pas takimit të Bashës me ambasadorin Amerikan, Donald Lu. Lideri i opozitës konfirmon pranimin e propozimit të SHBA dhe i kërkon Ramës të konfirmoje publikisht pranimin e propozimit amerikan dhe nisjen e punës për zbatimin e saj.Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në ora 12.00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga Ndihmës Zëvendëssekretari I Shtetit Hoyt Yee.
 

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe jut ë konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’I hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete për qytetarët shqiptarë.

 

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA-së përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.