Basha i pergjigjet fteses per dialogun me Ramen por ..

Basha i pergjigjet fteses per dialogun me Ramen por ..

43
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha edhe sot nga çadra e protestës, e cila ka hyrë në ditën e 47-të, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin për t’i shkuar deri në fund qëllimit të saj, deri në realizimin e kërkesës për qeveri teknike, ndërsa iu përgjigj edhe ftesës së mbrëmshme të kryeministrit Rama për tu ulur në një tryezë dialogu.

“Nëse do ketë dialog politik ky nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës dhe mazhorancës, por do jetë dialog politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – thotë ai

“Republika e Re fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Republika e Vjetër është komploti më i madh ndaj qytetarëve shqiptarë, bëjnë teatër kukullash nga mëngjesi deri në darkë që të zhvatin shqiptarët, komplot ndaj çdo qytetari. Para se të tjerë komplot politik, Republika e Vjetër është një komplot ekonomik”,- tha Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.