Ambasadori SHBA ,Donald Lu: Presim rezultate këtë pranverë për peshqit e mëdhenj,…

Ambasadori SHBA ,Donald Lu: Presim rezultate këtë pranverë për peshqit e mëdhenj,…

79
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përmes rrjeteve sociale i ka drejtuar një pyetje politikanëve policëve dhe prokurorëve në lidhje me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lu shkruan se populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, shkruan Donald Lu në rrjetet sociale.  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.