35 zyrtarë policie nën lupën e prokurorëve, edhe ne Fier

 35 zyrtarë policie nën lupën e prokurorëve, edhe ne Fier

335
SHPËRNDAJE

Rreth 35 oficerë policie të niveleve të ndryshme, përfshi këtu edhe ish-drejtorë, janë duke u verifikuar nga prokurorët e krimeve të rënda në kuadër të hetimeve që kanë nisur për trafikun e drogës, pas përgjimeve të kryera nga antimafia italiane.

Hetimet nuk po kryhen vetëm mbi dosjen Habilaj, për të cilën nën hetim është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, por edhe për dy dosje të tjera që kanë lidhje me të njëjtën vepër penale, trafikimin e drogës.

Sipas burimeve, ndërkohë që janë firmosur 3 fletë arrestet për zyrtarë të Policisë së Vlorës, prokurorët kanë përqëndruar vëmendjen në Fier dhe Tepelenë, ku pritet të ketë zhvillime, të ngjashme me ato të Vlorës, edhe pse urdhërat e prokurorisë mbetën pa u zbatuar pasi asnjë nga personat e shpallur në kërkim prej 24 orësh nuk u gjet në banesat e kontrolluara nga SHKÇB.

Po kështu mësohet se prokuroria përmes disa grupeve hetimore po kalon në sitë dosjet e disa zyrtarëve të policisë në Lezhë e Shkodër, si dhe për Beratin, Durrësin, Elbasanin dhe Korçën.

Burimet shprehen se po ballafaqohen të dhënat e përfshira në raportin e SHISH, që i përket vitit 2016 mbi lidhjet e disa zyrtarëve të policisë me grupet e trafikantëve të drogës, si dhe denoncime publike që janë kryer qoftë nga opozita, qytetarët apo mediat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.