17 parti politike kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve...

 17 parti politike kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet 

95
SHPËRNDAJE

 17 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputet në të gjitha qarqet e vendit, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Në një deklaratë për mediat, KQZ thekson se tashmë ka nisur procesi i verifikimit të dokumenteve për të gjitha partitë politike.
Ndërkaq, vijon procesi i verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputet.
KQZ thekson se procesi i miratimit apo refuzimit të kandidaturave nga ky institucion, mbyllet më 9 maj.
Deklaratë e KQZ-së për listat shumemërore
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor, kanë depozituar lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend, 17 parti politike.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:
1. Partia Komuniste e Shqipërisë

2. Sfida për Shqipërinë

3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4. Partia Lista e Barabartë

5. Partia Uniteti Kombëtar

6. Aleanca Popullore për Drejtësi

7. Partia Demokracia Sociale

8. Partia Aleanca Demokratike

9. Partia Kristian Demokrate

10. Levizja Socialiste për Integrim

11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

12. Partia për Drejtesi Integrim Unitet

13. Partia Social Demokrate

14. Partia Socialiste e Moderuar

15. Partia Socialiste

16. Fryma e re Demokratike

17. Partia Aleanca Demokristiane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore.
Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.
Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.
I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.
KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).
KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.