Sot ne Parlament:Rama ,Basha e Berisha kercenojne njeri tjetrin me burg

Sot ne Parlament:Rama ,Basha e Berisha kercenojne njeri tjetrin me burg

40
SHPËRNDAJE

Sot në parlament Taulant Balla në emër të grupit parlamentar të PS-së deklaroi, se do të depozitojë në Prokuroi ditën e hënë një kallëzim penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në pozicionin politik të Sekretari i Përgjithshëm të PS-së dhe si kryetar i grupit të shumicës, Balla ngriti edhe akuzën ndaj kreut të opozitës; Pastrim parash.

Bëhet fjalë për shumën 1 milion dollarë, që janë paguar nga PD-ja për llogari të disa kompanive amerikane lobimi, të cilat ndihmuan opozitën, veçanërisht në kohën e protestës së gjatë nëpërmjet “Çadrës”.

Por i menjëhershëm ka qenë, edhe reagimi i Lulzim Bashës.

“Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori, çoja edhe FBI. PD ka deklaruar çdo shpenzim”, u shpreh Basha.

Nderkohe edhe  Ish-Kryeministri Sali Berisha duke debatuar me kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend, i theksoi se rrethi po i ngushtohej dhe se do të shkonte në birucë për krimin monstruoz që i kishte bërë vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.