Perplasje për mandatin e Kryebashkiakut te Mallakastres ,Agron Kapllanaj

Perplasje për mandatin e Kryebashkiakut te Mallakastres ,Agron Kapllanaj

658
SHPËRNDAJE

Në kohën kur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e drejtonte Denar Biba, kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, nuk u kategorizua si zyrtar në kushtet e ndalimit të funksionit publik. ky konkluzion del nga një dokument i datës 19 shkurt 2017, ku theksohet ndër të tjera se Agron Kapllanaj kishte shënime në formularin e vetëdeklarimit, por nuk ishte në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik.

Nga dokumentet e mëposhtme, që mbajnë firmën e Denar Bibës, në kohën që ky i fundit drejtonte KQZ-në, rezulton se Kapllanaj nuk përfshihet në listën e personave publikë që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas shkresës së përcjellë nga vetë Denar Biba institucioneve shtetërore, dhe përfaqësive diplomatike, Kapllanaj së bashku me 198 zyrtarë të tjerë deputetë e kryebashkiakë, nuk ishin në kushtet e penalizmit. Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandati.

Por në muajin tetor të 2017, prokuroria e përgjithshme i ka dërguar një tjetër material KQZ me të dhënat siguruara nga drejtësia italiane, ku Kapllanaj rezulton se ka qenë i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Pikërisht nisur nga shkresa e dytë, që prokuroria i ka dërguar KQZ kërkohet nga PS që kryebashkiakut t’i hiqet mandati. 

Me heret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një status në Facebook deklaron se kryetari i KQZ, Zguri po “zhytet” më thellë në përpjekjen për të shpëtuar kryebashkiakune Mallakastrës Agron Kapllanajn.

“Kryetari i KQZ Klement Zguri “zhytet” edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha&Kryemadhi për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Vepër penale përpjekja e sotme e Zgurit për të falsifikuar vendimin e KQZ. Pak më vonë bëhen publike provat”, deklaron Taulant Balla.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.