Aksioni i RENEA-s ne FIER, Nuredin Dumani u gjet i armatosur dhe...

Aksioni i RENEA-s ne FIER, Nuredin Dumani u gjet i armatosur dhe i plagosur, nje person tjeter prangoset nga policia

2666
SHPËRNDAJE

RENEA ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte një aksion blic në qytetin e Fierit, ku ka vendosur në pranga të shumëkërkuarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. 

Mesohwt se Dumani është gjetur i plagosur në momentin e arrestimit. Policia i ka gjetur në cilësinë e provës material një armë zjarri, ndërsa në banesën ku ai qëndronte është arrestuar edhe një person tjetër, gjithashtu i armatosur. Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat. 

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë. 

Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

S'KA KOMENTE