30 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Belgjikës. Mësohet se objektiv i operacionit të policisë ka qenë mafia shqiptare.
Policia ka bastisur disa banesa që kanë çuar në arrestimin e shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Objektiv i këtij operacioni të madh ka qenë goditja e bandës së shqiptarëve qe merreshin me tregtinë ndërkombëtare të armëve dhe drogës.
Operacioni u zhvillua sot rreth orës 04:00 të mengjesit ku u kontrolluan mbi 30 shtëpi ndërsa arrestoi disa persona në Belgjikë, Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.
Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje.
Ky operacion erdhi pas aksionit të parë ku u arrestuan 64 persona ndërsa 114 banesa u bastisën nga policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu 6 laboratorë të përpunimit të kokainës. “Gjithashtu rezultoi se në Bruksel po zhvillohet një luftë e vërtetë droge. Ka një grindje territoriale mes dy klaneve që ka rezultuar tashmë në të paktën tetë vendbanime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.”, shkruan media belge.