Aksidenti tragjik me 4 viktima ne Tepelen, arrestohet drejtuesi i “BMW”

Aksidenti tragjik me 4 viktima ne Tepelen, arrestohet drejtuesi i “BMW”

233
SHPËRNDAJE

Arrestohet drejtuesi i “BMW”-së që thuhet se shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Mallakastër.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, sqaron policia.

Dy familje kanë hapur dyert e mortit në qytetin e Memaliajt; Familja e Lavdodh Begajt dhe ajo e Jani Metas.

Familjes së parë iu mbyll pragu pasi çifti jetonte i vetëm, sepse dy vajzat madhore kishin krijuar familjet e tyre, ndërsa familja e Jani Metës çeli dyert e mortit për 90-vjeçaren e moshuar Afërdita Metaj, e cila ndodhej në automjetin ku udhëtonin të gjithë së bashku, dy çiftet krushq Meta e Bega.

Lavdie dhe Jani Meta të cilët janë të shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj. Djali i çiftit Meta kishte marrë për grua një prej vajzave të çiftit Begaj. 90-vjeçarja Afërdita Metaj ka qëne e ëma e të plagosurit rëndë Jani Metaj.

Të dy familjet ishin duke shkuar për të darkuar në restorant, afër fshatit Peshtan të Tepelenës. Darkimi po zhvillohej pasi të dy çiftet e krushqve ishin bërë gjyshër pasi i kish lindur nusja e shtëpisë, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.

Ndërsa në fshatin Izvor të Memaliajt janë çelur dyert e mortit në familjen Rapa pasi djali i kësaj familjeje, Riza Rapaj, me profesion faturist në OSHEE humbi jeten në aksidentin e djeshëm teksa humbi kontrollin e drejtimit të mjetit që u përplas me Toyotën ku udhëtonin 3 viktimat dhe 2 të lënduarit rëndë. Lavdosh Bega punonjës i OST me të shoqen do të përcillen për në banesën e fundit në orën 14:00, ndërsa Riza Rapaj një orë më vonë.

S'KA KOMENTE