Aksidenti tragjik/ Grevë në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike

Aksidenti tragjik/ Grevë në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike

82
SHPËRNDAJE

Një grevë 24 orëshe e paralajmëruar do të bllokojë fluturimet me avionë dhe do të lëvizjen e anijeve, ndërsa punëtorët grekë do të protesojnë për aksidentin më hekurudhor,  që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt.

Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë bllokimin e  shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.

Është e fundit në një sërë protestash që nga përplasja e një treni pasagjerësh me më shumë se 350 persona në bord, shumica prej të cilëve studentë, me një tren mallrash në rajonin qendror të Greqisë, Tempi. Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e sigurisë në hekurudhën greke, do të fillojnë të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

“Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi,” tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë,” thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të mbajë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të përmirësojë sektorin hekurudhor me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë.

S'KA KOMENTE