Aksidenti ne Vlore,16 vjecari kishte marre makinen pa lejen e prinderve

Aksidenti ne Vlore,16 vjecari kishte marre makinen pa lejen e prinderve

483
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka zbardhur aksidentin me një të mitur i cili u përplas duke drejtuar fuoristradën X5 me një dyqan.

Rezulton nga informacionet zyrtare se 16-vjeçari e kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe gjeti vitrinën e dyqanit anës rrugës, por aty përplasi dhe një 37-vjeçare e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE