Aksidenti ne Fier-Patos, 4 te plagosur

Aksidenti ne Fier-Patos, 4 te plagosur

1063
SHPËRNDAJE

Aksident me pasojë plagosjen e katër shtetasve ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e rrugës nacionale Fier – Patos në vëndin e quajtur ‘Kthesa e Patosit.


Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip “Ford Focus “me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër “Benz” me targa AB 500 EU.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit se cilat kanë qënë shkaqet e përplasjes së mjeteve sikundër kanë shkuar edhe 3 autoambulanca të urgjencës së spitalit rajonal Fier për të marr të plagosurit e për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spitali
Burime nga bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier pohuan se kanë mbrritur 4 të plagosur që po u kryhen ekzaminimet por që në pamje të parë nuk duken të plagosur rëndë

S'KA KOMENTE