Aksidenti në By-passin Vlore. Dy të rinj të vdekur

Aksidenti në By-passin Vlore. Dy të rinj të vdekur

2705
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë sot në by-passin Orikum-Kaninë. 

Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e rrëzimit të një kamioni, kanë ndërruar jetë shoferi, shtetasi me inicialet A.B., 32 vjeç si dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit dhe pasagjeri ka ndërruar jetë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE