Aksidenti me një të vdekur në Rubik, në mjetin tip Land Rover...

Aksidenti me një të vdekur në Rubik, në mjetin tip Land Rover udhëtonin babë e bir, identifikohet viktima

464
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti me pasojë një të vdekur që u regjistrua ditën e sotme në aksin Rubik-Rrëshen.

Mësohet se në automjetin me targa italiane Land Rover po udhëtonin babë e bir nga Kosova. Mjeti po drejtohej nga babai, i cili është identifikuar si Hysen Saitaj, 58 vjeç.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

S'KA KOMENTE