Aksident tragjik ne Greqi , humbin jeten 3 anetare te nje familje...

Aksident tragjik ne Greqi , humbin jeten 3 anetare te nje familje shqiptare

540
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ksiniadha, në aksin e autostradës E65, që lidh Athinën me aksin e Greqisë qëndrore.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur kryefamiljari 46 vjeç, bashkëshortja 43 dhe vajza 22 vjeç. Mësohet se djali i familjes, 17 vjeç është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

Burimet e mediave lokale shkruajnë se automjeti në të cilën lëvizte familja shqiptare, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke u përplasur pastaj me një mjet tjetër, i cili rezultoi të ishte një autobot që po transportonte gaz.

Përplasja ishte fatale dhe tre prej katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në vend, ndërsa djali i mitur i familjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

S'KA KOMENTE