Aksident ne Mallakaster, humb jeten 59 vjecari

Aksident ne Mallakaster, humb jeten 59 vjecari

2115
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mollaj në Ballsh. 

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në një pikë grumbullimi të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man”, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi Fredi Metushi, 59 vjeç. 

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Mallakastër
Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

S'KA KOMENTE