Aksident në Fier, përplasen tre makina, 1 i vdekur e 4 të...

Aksident në Fier, përplasen tre makina, 1 i vdekur e 4 të plagosur

8256
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një person ka gjetur vdekjen e tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mesohet se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Kthesa e Dukasit” në aksin Fier-Zharrez. Tre makina janë përfshirë në aksident, njëra “Benz” me targa AA 885 TO, një “Fiat” me targa italiane DL 353 HL.

Të plagosurit Evi Ulaj, Egi Ulaj, Sidorela Luli dhe Zenepe Gurguri, 73 vjeçe janë dërguar në spitalin e Fierit.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:35, në fshatin Zharrëz, janë përplasur 3 automjete. Konkretisht është përplasur automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.P., 40 vjeç, banues në Vidhisht, automjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen H.U., 21 vjeçe, banuese në Fier dhe automjeti tip Opel me drejtues shtetasin N.M, 44 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip Opel, shtetasi N.M., ka mbetur i dëmtuar shtetasi T.Gj dhe shtetasja S.L (pasagjerë në mjetin tip Opel) dhe shtetaset Z.G., 73 vjeçe; T.G., 46 vjeçe; H.U., 21 vjeçe; E.U., 25 vjeçe; S.L., (pasagjere në automjetin tip Fiat) të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.P i cili dyshohet se është në gjendje të dehur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

S'KA KOMENTE