Aksident në Fier-Patos, punonjësi i policisë humbi jetën pasi kthehej nga puna

Aksident në Fier-Patos, punonjësi i policisë humbi jetën pasi kthehej nga puna

2080
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Patos. Mësohet se në aksin rrugor “Patos-Fier”, 58-vjeçari me iniciale A.S(punonjës policie) duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një mjet tip “Benz”.Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën punonjësi 58-vjeçar i policisë i cili po kthehej nga puna.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S'KA KOMENTE