Nje aksident ka ndodhur kete pasdite ne alsin rrugor Fier-Levan. Sipas informacioneve te para nga vendngjarja mesohet se nje automjet ‘volkswagen ‘eshte perplasur me nje nga automjetet e policise qe po kalonte pergjate ketij aksi rrugor. Sic shikohet edhe nga foto perplasja ka qene e forte dhe sipas deshmive nga vendi i ngjarjes( drejtues qe pershkojne kete rruge)nje efektiv policie eshte plagosur lehte dhe eshte derguar ne spital nderkohe jane plagosur dhe drejtuesi i ‘Volkswagenit ‘ dhe 3 pasagjer qe udhetonin ne dy automjetet
Se bashku me efektivin e policise nga Gjirokastra qe drejtonte makinen e policise ndodhej dhe i biri 26 vjecar .
Policia Fier
Informacion paraprak
Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi Vangjel Demollari 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhete Bushi, 60 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.