Aksident ne Fier-Berat,humb jeten 30 vjecari nga Dimali

Aksident ne Fier-Berat,humb jeten 30 vjecari nga Dimali

3597
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 30 vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dimal.

Mjë automjet tip Mercedes duke ardhur nga qyteti i Fierit në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në kanal pas goditjes së një shtylle së tensionit të lartë. Pas aksidentit makina ka shpërthyer ne flakë ku dhe ka shkaktuar dhe vdekjen e shtetasit K.M.

Policia në bashkepunim me forcat zjarrëfikëse dhe ndihmën e bizneseve aty prane bënë te mundur nxjerrjen e mjetit nga kanali dhe identifikimin e viktimës ndërsa ështe duke u punuar për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti.

Burime bëjnë me dije se një muaj më parë viktimës i ishte mbytur vëllai në lumë.

S'KA KOMENTE