Aksident në Berat,makina përfundon mbi trafikndarëse

Aksident në Berat,makina përfundon mbi trafikndarëse

1387
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 500 metër larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Mjeti, tip Toyota, me targa BR 1738 B, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi por pasi ka humbur kontrollin është përplasur fillimisht me shtyllën e tensionit të lartë duke e hedhur në shesh dhe më pas ka përfunduar mbi trafikndarësen e rrugës.

Fatmirësisht mjeti nuk ka dëmtuar asnjë kalimtar në këtë aks që është gjithmonë i populluar.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte duke qarkulluar me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal Berat pasi bashkëshortja e tij që ndodhesh me të në makinë ishte e sëmurë. Burimet policore nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë një defekt në mjet. Sipas të njëjtave burime, mësohet se mjetit i ka rënë në shesh koka e paralelit dhe kjo ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të saj 65 vjeç nga fshati Tomorr.

S'KA KOMENTE