Aksident ne Berat-Skrapar/Makina bie nga ura , plagoset 23 vjecarja

Aksident ne Berat-Skrapar/Makina bie nga ura , plagoset 23 vjecarja

303
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK,që drejtohej nga një 23-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum,ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje. Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën,në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 23-vjeçaren.E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku,pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë,që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.

S'KA KOMENTE