Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina frenon në mes të rrugës, një tjetër...

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina frenon në mes të rrugës, një tjetër e godet nga pas.

1805
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, teksa shkak duket se është bërë futja e një kafshe në korsi. Mesohet se një familje me 5 anëtarë që udhëtonin me një mjet tip “Toyota Corola” ka shpëtuar mrekullisht, teksa makina e tyre është shkatërruar plotësisht.

Ata kanë deklaruar se një mjet tip “Ford” ka frenuar para tyre duke ardhur nga korsia e shpejtësisë, çka ka sjellë dhe përplasjen e dy mjeteve, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka deklaruar se i kishte dalë përpara një kec dhe për të ruajtur kecin ka frenuar, duke rrezikuar një tragjedi tjetër rrugore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa për shkak të tij është krijuar trafik në autostradë, deri në 2 km radhë e makinave.

S'KA KOMENTE