Aksident ne Ardenice , humb jeten 29 vjecari

Aksident ne Ardenice , humb jeten 29 vjecari

672
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë mbrëmje në Lushnjë. Shtetasi A.V 29 vjeç ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga në afërsi të “Varrezave të Ardenicës”.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

S'KA KOMENTE